Slideshow slide

KRKA NË SHQIPËRI

Në mbi 27 vite jemi bërë një nga kompanitë farmaceutike lider në Shqipëri.

Ne përmbushim misionin tonë “Për Një Jetë të Shëndetshme” duke ofruar një gamë të gjerë produktesh farmaceutike me cilësi të lartë dhe të përballueshme me dhe pa recetë, të cilat kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës.

5+ mio
EUR vlerë e produkteve
te shitura ne 2024
27+
vite
në tregun Shqiptar
23+
punonjës
në Shqipëri

Historia e Krka në Shqipëri filloi në fund të viteve 1990 me hapjen e një zyre përfaqësuese në Tiranë në vitin 1998. 27 vite më vonë, barnat e Krka gëzojnë një reputacion të lartë në vend. Krka është e njohur si nga publiku profesional ashtu edhe nga ai jo-profesional, falë një rrjeti të mirë-organizuar marketingu. Ekipi i punonjësve është i ri, i motivuar dhe i gatshëm për sfidat e së ardhmes.

Ndër vite kemi krijuar dhe mbajtur lidhje të ngushta me mjekët, farmacistët dhe partnerët e biznesit, të cilët jemi të përkushtuar t’i mbajmë edhe në të ardhmen.

Krka ka 22 punonjës në Shqipëri, shumica e të cilëve punojnë në terren. Ne jemi ndër kompanitë kryesore farmaceutike gjenerike në treg. Në terma të shitjeve në volum, jemi të dytët në treg, menjëherë pas prodhuesit vendas. Produktet më të rëndësishme janë Atoris (atorvastatin), Ultop (omeprazole), Lorista (losartan), Ciprinol (ciprofloxacin) dhe Enap (enalapril). Ne jemi të pranishëm në treg me barnat me recetë dhe pa recetë, më e rëndësishme e këtyre të fundit është Septolete.

Produktet farmaceutike me recetë përbëjnë më shumë se 90% të shitjeve.

      Produkte farmaceutike me recetë,90
Produkte farmaceutike pa recetë,10
    

Produktet farmaceutike me recetë përbëjnë më shumë se 90% të shitjeve.

FUSHAT TERAPEUTIKE

FUSHAT TERAPEUTIKE


Ne kontribuojmë për një cilësi më të mirë të jetës duke ofruar ilaçe për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, respiratore, gastrointestinale, të sistemit nervor qendror dhe renale.

Më shumë
CILËSIA

CILËSIA


Produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë janë të njohura për standardet e tyre të larta të cilësisë ndër pacientët, mjekët, farmacistët dhe organet rregullatore.

Më shumë
BËHU PJESË E NJË EKIPI TË PËRKUSHTUAR

BËHU PJESË E NJË EKIPI TË PËRKUSHTUAR


Më shumë se 200 punonjësve u ofrohen kushte optimale për zhvillim. Ne e njohim shpejt potencialin e tyre, inkurajojmë kreativitetin e tyre dhe vlerësojmë përkushtimin e tyre ndaj punës.

Më shumë

Vazhdo shfletimin

Multiparty banner 1

QËNDRUESHMËRIA

Ne mund ta konsiderojmë veten të suksesshëm vetëm kur suksesi ynë ka një ndikim pozitiv në mjedis dhe komunitet.

Më shumë

SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA

Besimi në barnat e Krka-s fillon në laboratorët tanë të zhvillimit dhe në objektet tona të prodhimit.

Më shumë

PRODUKTET

Ne ofrojmë një trajtim të sigurt dhe efektiv me produkte të cilësisë së lartë.

Më shumë